Në një kohë kur ka mijëra qytetarë të pastrehë, kreu i qeverisë Edi Rama, vazhdon me batutat sa në një vend në një tjetër, shpeshherë dhe duke u tallur me shqetësimet e qytetarëve.

Teksa ka qenë sot në Laç një prej qytetareve, Naile Kuka, i ka kërkuar ndihmë Ramës, pasi jetonte me nënë e saj të moshuar, 92 vjeç, ndërsa shtëpia e saj ishte e pabanuar.

Mirëpo zgjidhja e Ramës, që të akomodohej në një hotel, për zonjën ishte e papërshtatshme, dhe kërkoi një mundësi tjetër, që nuk iu dha nga numri 1 i qeverisë.

Zgjidhje jo, ama një puthje ja dha Rama zonjës, dhe mezor e mori edhe mbrapsht…

Pjesë nga biseda:

Gruaja: Rash prej shkallës nga tërmeti. Jam Naile Kume, jam nënë me 12 fëmijë. Janë hallakat fëmijët. Kam mbetur me plakën 92 vjece dhe me dy fëmijët dhe jam me pensioniste.

Rama: Do të mbajë makina dhe ty do të cojmë në hotel.

Gruaja: Ne jemi tronditur një javë jam jashtë nuk jetohet te shpia ime. Kush ëstë kryetarja e bashkisë?

Rama: Nuk ka faj kryetarja e Bashkisë. Kë të shof më parë…

Gruaja: Mua të më shofë përpara. Se jam nënë heroine.

Rama: Në hotel pse nuk shkon. Kalamanjtë rrinë me ty. I kanë cuar në shëngjin. Gjithë pallati yt është evakuuar. Kanë shkuar njerëz në Kosovë dhe në Berat…

Gruaja: Unë e di se je i acaruar prej popullit, je i tronditur, por ne kena hall.

Rama: Unë ka momente që nervozohem, nuk jam i acaruar. Ca kërkon, dua ta di…

Gruaja: Unë kërkoj shtëpi. Strehim…

Rama: Strehim. Kur e do tani?

Nëna: Tani…

Rama: Tani të coj në hotel me të ngënme me të pime…Hajde tani të puth se kam edhe të tjerë

(E.K/Faxweb.al)