Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën  posttërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se Bebe ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq.

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.

Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”