Banorët janë konfliktuar me personat përgjegjës për ndarjen e ndihmave në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës.

Në videon e filmuar në derën e kësaj shkolle dëgjohet që qytetarët u bërtasin përgjegjësve që të hapin dyert pasi duan të ushqehen, ndërsa nga ana e tyre nuk marrin asnjë përgjigje.

Duam bukë. Duam bukë! O shefi do me hëngër populli o shefi…..shiko sirrinë si majmuna, ju q*ftë majmuni në pi**! O zonjë gjithë ditën këtu ke qenë ti?”- dëgjoheN disa burra të thonë në vcideo.

“Po, gjithë ditën këtu kam qenë, erdhi gazetarja asgjë nuk bëri. S’e hapin derën,”- thotë gruaja.

Banorët shprehen gjithashtu se kanë parë furgona që mbuhsen plot me ndihma dhe ikin, ndërsa atyre s’u është dhënë asgjë.

Shperndarje abuzive, me mik e ndihmave! Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital! sbPershendetje zoti berisha ketu jemi ne durres te gjimnazi leonik tomeo banoret po presin gjith diten per ushqim atyre qe u eshte prishur shpijat dhe nuk po i shperndaj marin ato banor qe kane njohje me punojsit e policis.te lutem shperndaje se eshte gjynah.anomim te lutem

Posted by Sali Berisha on Friday, November 29, 2019

Ky nuk është rasti i parë që denoncohet brenda këtyre ditëve të tragjedisë që po kalon Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit. Dosja.al e raportoi dy ditë më parë ngjarjen e ndodhur në Tiranë. Në videon e filmuar dhe dërguar fillimisht në redaksinë e JOQ, shihej se si komandati Altin Zekaj, me detyrë shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, kishin marrë dhe dërguar  në banesën e prindërve të tyre, plot 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije të përdorura. Molto, vaj, sheqer dhe oriz ishin disa nga ushqimet e vjedhura.

Kjo ngjarje bëri jehonë edhe në mediat greke.

(f.m/dosja.al)