Pas tërmetit të fortë që goditi Durrësin dhe Thumanën të martën e 26 nëntorit, ku u shënuar 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, sensibilizimi ka qenë i madh për tu ardhur në ndihmë familjeve të mbijetuara.

Një shqiptar i cili jeton në Kanada, Ramiz Vokshi, ka marrë përsipër në shenjë solidariteti që të sjellë në vendlindjen e tij, Mamurras, një autoambulancë në ndihmë të banorëve.

ambulanca2

Për “tvklan.al”, ai shprehet se është ndjerë thellësisht i prekur nga kjo tragjedi, ndërsa tre vite më parë në një aksident të rëndë në Kanada, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël.

“Ambulanca është dhuratë për komunitetin e Mamurrasit nga Ramiz Vokshi, në emër të tre të ndjerave të familjes Vokshi”.

Dorëzimi i kësaj ambulance do të bëhet pranë autoriteteve në Mamurras, ndërsa pritet që kjo të kryhet ditën e hënë.

Në 2016, ndërsa po ktheheshin nga një park lojërash, u aksidentua rëndë me makinë dhe humbi jetën 35-vjeçarja Valbona Vokshi, (vajza e Ramizit), vajza e saj Isabela Kuçi 5 vjeçe, dhe bashkeshortja (e Ramizit), 55 vjeçarja Xhemile.

Pas makinës së tyre ndodhej në një tjetër automjet motra e Valbonës me djalin dy vjeçar, të cilët u përfshinë në aksident por fatmirësisht mbijetuan. /tvklan.al