Banorët janë konfliktuar me personat përgjegjës për ndarjen e ndihmave në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës.
Në videon e filmuar në derën e kësaj shkolle dëgjohet që qytetarët u bërtasin përgjegjësve që të hapin dyert pasi duan të ushqehen, ndërsa nga ana e tyre nuk marrin asnjë përgjigje.
“Duam bukë. Duam bukë! O shefi do me hëngër populli o shefi…..shiko sirrinë si majmuna, ju q*ftë majmuni në pi**! O zonjë gjithë ditën këtu ke qenë ti?”- dëgjoheN disa burra të thonë në vcideo.
“Po, gjithë ditën këtu kam qenë, erdhi gazetarja asgjë nuk bëri. S’e hapin derën,”- thotë gruaja.
Banorët shprehen gjithashtu se kanë parë furgona që mbuhsen plot me ndihma dhe ikin, ndërsa atyre s’u është dhënë asgjë.
Ky nuk është rasti i parë që denoncohet brenda këtyre ditëve të tragjedisë që po kalon Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit. Dosja.al e raportoi dy ditë më parë ngjarjen e ndodhur në Tiranë. Në videon e filmuar dhe dërguar fillimisht në redaksinë e JOQ, shihej se si komandati Altin Zekaj, me detyrë shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, kishin marrë dhe dërguar në banesën e prindërve të tyre, plot 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije të përdorura. Molto, vaj, sheqer dhe oriz ishin disa nga ushqimet e vjedhura.
Kjo ngjarje bëri jehonë edhe në mediat greke.
(f.m/dosja.al)