Zyrtarisht operacioni i kerkim shpetimit ne zonat Durres e Thumane, me te demtuarat nga termeti i 26 nentorit ka perfunduar. Ne 3 dite u nxorren nga rrenojat 50 viktima, permes operacionit ku moren pjese rreth 250 efektive te kerkim shpetimit nga Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes etj.
Po behen saktesimet e fundit te gjeneraliteteve te viktimave permes familjareve te tyre per te dale me pas me listen perfundimtare emerore. Lidhur me kerkimet e fundit ne MiraMare nuk eshte gjetur asnje trup.
Pas kerkim shpetimit ne terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punen per verifikimet e demeve ne terren.