Lëkundje të tjera sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Durrës dhe në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera, lëkundjet e pak minutave më parë zgjatën shumë pak sekonda.


Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për dëme një njerëz apo në banesa. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit është regjistruar në Detin Adriatik, 47 km nga Tirana dhe 30 nga qyteti i Durrësit.


Gjithashtu bëhet e ditur se magnituda ka qenë e vogël 3.2 e shkallës rihter dhe sipas sizmologëve këto janë të pranueshme dhe konsiderohen normale pas atij tërmeti të fuqishëm të 26 nëntorit, ndër më të rëndët në 30 vitet e fundit e me një numër të lartë viktimash.

©Copyright Gazeta SHQIP