Zyrtarisht konfirmohet se 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë. Por kush ishin fatkeqët e këtij tërmeti. Familja Lala, ishte me e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sahadete Lala, Ilir Lala, 52 vjeç i paralizuar prej vitesh, Marjeta Lala, nëna e gjashtë fëmijëve, Griselda Lala motra e Ramë Lalës, Amelia Lala 9 vjeçe, Emilio Lala 6 vjeç djali, Dionis dhe Dionisa Lala binjakët 2 vjeçar të familjes.

Vetëm Ram Lala 17 vjeçari i familjes shpëtoi nga rrënojat duke shpëtuar dhe duke u dërguar për kurim jashtë vendit. Një tjetër familje u shua si pasojë e tërmetit të fundit 6.4 ballë ishte dhe familja Cara nga Thumana, e cila u përcoll te premten në banesën e fundit. Fatmira Cara 53 vjeç, Hasan Cara 18 vjeç, Anthi Cara 72 vjeç, Almir Cara 29 vjeç, Stela Zvergeci 21 vjeç, e fejuara e Almir Cares nga Korça dhe Erisa Cara, 28 vjeçe.

Albert Cara 54 vjeç është kryefamiljari i mbijetuar nga familja Cara, që u nis për kurim jashtë. Dhe një tjetër është edhe kushërira e tij Lindita Cara.

Nuk mund t’i mbash dot lotët teksa sheh fotot e një familje të tërë, jo varur në një kornizë, por në shtyllën e njoftimeve të të vdekurve. Janë pjesëtarët e familjes Reçi që u ndanë tragjikisht nga jeta.

Eduard Reci 54 vjeç, Dolora Reci 49, Kristi Reci 25 vjeç, Klaus Reci 21-vjeçar. Një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, Klement Çupi kishte dy ditë që ishte kthyer në atdhe nga Anglia, ku edhe punonte si taksist.  Klement Cupi ,37 vjec Hajredin Cupi 66 vjeç dhe Lutfie Cupi,

Ndërsa vëllai i tij, Nikolini ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet në spital nën kontrollin e mjekut.

Nënkolonel Bajram Hajdarmataj 54 vjeç  ishte një tjetër viktimë e tërmetit të 26 nëntorit. Ai humbi jetën në Kavalishencën e Ministrisë se Brendshme ne Durrës.

Vëllezërit nga Kosova Isah Abazi, 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç të cilët lanë pas dy fëmijë dhe kishin ardhur ne Shqipëri për të punuar si mekanikë janë dy viktima të tjera.

Nënë e bijë, Esiela Karanxha 8 vjeçe humbi jetën nën rrënoja, në krahët e së ëmës, Dienës. Eviola Broshka, 28 vjeçe ishte balerina e re e cila humbi jetën tek hotel Mira Mare ne Durrës.

Saimir Greku, 31 vjeç qëndroi për orë të tëra nën rrënoja. Komunikoi vazhdimisht me ekipin e shpëtimit. Këta të fundit, ia dolën ta nxjerrin gjallë, por për shkak të plagëve të shumta, nuk ia doli të mbijetonte.

Pëllumb Greku 57 Vjeç, dhe Çelike Greku, prindërit e të riut humbën jetën gjithashtu. Hajrie Vata 65 vjeçe, vdiq duke mbrojtur nipin e saj. Ndërkohë nipi tjetër Rolejdi Vata 7 vjeç nuk mundi të mbijetojë.

Viktima mbeten edhe Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjec Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gruaja e Kastriotit së bashku me djalin.

Në Kurbin, Kristian Preçi, 26 vjeç ishte e dëmtuari nga tërmeti por që humbi jetën si pasoje e aksidentit rrugës për në spital. Ersid Hoxholli , 32 vjeç i vdekuri tjetër, i cili u hodh nga lartësia për shkak të panikut nga tërmeti në Mamurras ishte i pari viktimës i listës së gjatë që deri më tani është mbyllur me 51 njerëz që nuk jetojnë më. Aderina Kadili nga Thumana, Sadik Qato nga Durresi, Rozeta Mecja, 59 vjec nga Durrësi, Sotiraq Misha, Nafije Rexhepi, Flatar Zenelaj, Xhuljeta Gjana, Bukurie Leka, Fatmira Cuka dhe Sardi Cuka.

E lista vijon me Selvie Lala, Arjela Lala, Bukurie Leka, Diestela Steneci dhe e fundit u regjistrua këtë të shtunë. Ajo është Xhesika Biqiku 20 vjeç që ndërroi jetë në spital dhe shënoi viktimën e parë të tërmetin për Tiranën.