Shqipëria është sot në gjunjë: dhjetë persona vdiqën nën gërmadha në Durrës, qyteti port më i rëndësishëm i vendit, në Thumane, një vendpushim malor dhe në një pjesë të Krujës, vendlindja e heroit kombëtar Skënderbeu. Duke pritur të kemi një tablo të përgjithshme përfundimtare të situatës, shkruan Bunisess Insider Italia, dhe të dëmeve ekonomike të shkaktuara nga tërmeti, ne po përpiqemi të shohim një herë gjendjen me marrëdhëniet e forta ekonomike që ekzistojnë mes  Tiranës dhe Romës dhe pasojave që do të shkaktojë vetoja e Francës ndaj hyrjes së Tokës së Shqiponjave në Bashkimin Evropian. Si për zhvillimin shoqëror ashtu edhe për mundësitë e reduktuara të qasjes tek fondet strukturore evropiane.

Shqipëria është një vend i varfër dhe shpesh, për fat të keq, ndërtesat nuk u ngritën në bazë të rregullave antizizmike; pasojat, sic u pa qartë këto ditë, janë shkatërruese. Anëtarësimi në BE do të ishte një mundësi e mirë për të modernizuar vendin dhe për ta bërë atë më të sigurt nga një këndvështrim urban, thuhet në artikull.

Lidhjet ekonomike dhe kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, janë shumë të ngushta. Në Tokën e Shqiponjave ka 334 kompani italiane të regjistruara zyrtarisht siç raportohet nga baza e të dhënave Ice-ribotim (të dhënat më të fundit në dispozicion 2015) duke filluar nga agro-industria, hidrocentralet, call centers dhe shërbimet financiare. Gjuha italiane flitet përgjithësisht nga çdo qytetar shqiptar edhe falë përhapjes së TV kombëtar të Italisë. 30% e importeve shqiptare vijnë nga Italia ku vendi ynë është eksportuesi kryesor, ashtu siç ndodh edhe me Greqinë e kjo prani vihet re edhe në sektorin bankar. Të vendosura mirë janë atje edhe institucionet austriake të kreditimit.

Italia është furnizuesi i parë i Shqipërisë, me një pjesëmarrje prej 30 për qind në katër muajt e parë të 2019, por është gjithashtu klienti i parë, me rreth gjysmën e importit. Edhe turizmi në Shqipëri ka marrë hov falë brigjeve dhe bukurisë natyrore të paprekur. Rreth 2.13 milion të huaj – sipas të dhënave nga Instat (instituti statistikor shqiptar) – vizituan Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të 2019, duke regjistruar 11.3% rritje në krahasim me 2018. Nga totali, 817 009 persona janë regjistruar si turistë. Por pas tërmetit, ky mund të jetë një nga sektorët që mund të vuajë pasoja të mëdha, sepse hotelet janë shkatërruar në bregdet.

©Copyright Gazeta SHQIP