Pas tërmetit të fuqishëm të së martës, në vendin tonë janë regjistruar edhe mbi 950 pasgoditje.
Mbrëmjen e së enjtes pati lëkundje të forta tërmeti dhe dridhjet u ndjenë edhe në studiot e Top Channel, gjatë transmetimit live të emisionit “Open”.
Lëkundjet duket se krijuan panik të publiku në studio dhe Eni Vasili u përpoq t’i qetësonte.