Shkodra ka hapur dyert e zemrën për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Janë 70 persona që janë akomoduar ne Velipojë në hotel London ndërsa pronari ka qene vete ne Durres bashke me familjen duke treguar gatishmeri për të marrë deri ne 120 persona.
“Jam i gatshem te ndaj buken e femijeve me to” tha Zydi Dani pronar i biznesit
Luan Harusha deputet i Shkodrës tha se kapaciteti pritës në Shkodër është deri në 500 persona. Ndërsa, Astrit Beci, Drejtori i DSHP tha se sherbimi mjeksore eshte 24 ore ne dispozicion.
Vete familjet e prekura nga termeti treguan per momentet e tmerrit, tronditjen psikologjike por nga ana tjeter thane se jane te befasuar nga mikpritja e jashtezakonshme ne shkoder dhe ndihen si ne familjet e tyre.