Për orë e orë të tëra kanë qenë nën gërrmadha, cilësohen si heronj të operacioneve të kërkim shpëtimit, ndërsa sot një prej tyre ka humbur. Denoncimi është bërë në Neës24 nga elektricisti Ilir Ibrahimi, i cili ka gjetur qenin që shihni në foto, dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta bashkuar atë me grupin e tij të efektivëve të kërkim shpëtimit.

“Prej së martës jam në gatishmëri në shërbim të njerëzve që pësuan dëme nga tërmeti. Sot isha te Mira mare, dje erdhën dy ekipe të kërkim shpëtimit të forcave franceze, italiane dhe kroate. Qeni ka qënë një ndër to që kërkuan në gërmadha për të nuhatur nëse kishte apo persona të bllokuar nën rrënoja.Dje ka qenë rreth 4 orë mbi gërmadha, sot ishte me një grup me qen rrugësh, por e njohta menjëherë për shkak se mban mbishkrimin policia në qafore.” – tha elektricisti Ibrahimi ndërsa vuri në dispozicion: 069 414 5841.

foto galeri