Qendra Sizmologjike e Europës Mesdhetare (EMSC), që prej tërrmetit shkatërrues të 26 nëntorit, përpiqet të mbajë të përditësuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit në lidhje me aktivitetin fizik. Përmes një grafiku të publikuar në Twitter, EMSC kërkon të qetësojë shqiptarët duke theksuar se aktiviteti sizmik sa po vjen edhe po reduktohet.
“Aktiviteti sizmik në Shqipëri po ulet. Shpresojmë që pasgoditjet të reduktohen edhe të tej në mënyrë që miqtë dhe njerëzit tanë në Shqipëri të mund të qëndrojnë të qetë. Qëndroni të sigurt,” shkruan EMSC.
Siç mund ta shihni, numri i pasgoditjeve ka ardhur duke u reduktuar nga dita në ditë. Magnitudat e tërmeteve gjithashtu kanë qenë më të ulëta.
Përsa i përket faktit sesa e sigurt është EMSC, duhet thënë se është një organizatë ndërkombëtare, jo qeveritare, e cila punon në shumë projekte të Bashkimit Europian. Duke marrë parasysh që rajoni i Mesdheut është më i prirur ndaj tërmeteve, EMSC u themelua që në 1975 me kërkesë të Komisionit Europian Sizmologjik (ESC) dhe që prej asaj kohe, është një ndër institucionet më të besueshme përsa i përket tërmeteve të zonës mesdhetare.