Durrës- Tërmet 6.4 ballë ka shkundur në orët e para të mëngjesit vendin. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Në Thumanë janë shembur disa banesa dhe shumë njerëz kanë ngelur nën rrënoja. Në videon e mëposhtme shohen momentet e shpëtimit të një djali të vogël në Thumanë, i cili ka ngelur nën rrënoja.  Raportohet se ende nën rrënojat e këtij pallati ka njerëz.

  

Tërmet i fortë 6.4 ballë godit vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Mijëra njerëz në panik , kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.