Pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është solidarizuar me fatkeqësinë që ka përfshirë Shqipërinë.

Në një postim në Instagram, Dua shprehet se është e shkatërruar nga lajmet.

Ndërsa shton se lutjet e saj janë për shqiptarët.

“E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. I dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështirë,”-shkruan Dua.