Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës italiane, televizionit dhe komenteve, u kujton shqiptarëve shprehjen popullore të tyre, duke treguar solidaritet me atë që po ndodh në vend pas tërmetit.

“Tërmeti në Shqipëri: Një proverb në vend thotë: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kurrusur kurrë». Që do të thotë: Mund ta rrëzosh një shqiptar aq sa mund të rrezosh një mal”. Jam idealisht afër popullit shqiptar” shkruan Sgarbi.