Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin në të gjithë territorin e vendit për ditën e sotme për shkak të tërmetit shkatërrues dhe frikës për lëkundje të tjera.
Fillimisht u raportua se mësimi do të pezullohej vetëm në 3 qarqe, Tiranë Lezhë dhe Durrës, zonat më të prekura nga tërmeti 6.4 magnitude e shkallës Rihter që u pasua dhe me lëkundje të tjera nga orët e para të mëngjesit e në vijim. Deri më tani janë konfirmuar 4 të vdekur, ndërsa ka shumë njerëz nën rrënoja.