Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme..

Njoftimi:

Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Ne zonen epiqendrore qytetaret keshillohen te qendrojne jashte pasi pasgoditjet qe pervijojne mund te shkaktojne demtime te metejshme.

Si pasojë e tërmetit të rënë në orën 03:54 i magnitudës 6.4 me një intesitet deri në 9 ballë derimë tani raportohet për të paktën 3 persona të vdekur, vetëm 1 rast i konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe dhjetra të lënduar, ndërkohë që në Durrës, që është një nga zonat më të prekura kanë mbërritur dhe krerët më të lartë të shtetit.