Kjo është historia e Marjanit nga Shkodra, i cili që prej 9 vitesh vuan nga mungesa e dy duarve te tij. Do të ishte një aksident tragjik në punë ai i cili do ti merrte të dy gjymtyrët duke kthyer në tragjedi cdo ditë të tijën.
Pavarësisht shkresave dhe kontakteve me shtetin shqiptar askush nuk i është gjendur pranë përvec babait të tij, ai cili është shoku i tij më i mirë, është dora e tij pasi e ndihmon në gjithcka. Ai ka rrëfyer vuajtjet e tij por ka edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët që ta ndihmojnë që të ktheje gjymtyrët.
Edhe babi i tij ka një mesazh për shqiptarët.
Miqtë e shokët e tij jashtë vendit kanë nisur një inisiativë për mbledhjen e fondeve, për të bërë të mujdur vendosjen e protezave në gjymtyrët e munguar të marjanit, por kjo ndërhyrje është tejet e kushtueshme ndaj apeli sot shkon për të gjithë shqiptarët kudo që të ndodhen që të kontribuojnë për të mbledhur shumë e nevojshme për të bërë realitet një endërr për Marjanin.
NR LLOGARISE CREDINS BANK LEK
00001298848 IBAN: AL67 2125 1081 0000 0000 0129 8848
NR LLOGARISE CREDINS BANK EURO
00001298843 IBAN: AL08 2125 1081 0000 0000 0129 8843