Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, hedh poshtë kategorikisht pretendimet e subjektit politik PSD për bllokimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Fushata elektorale e këtij subjekti ka marrë peng ndihmën ekonomike për familjet në nevojë dhe procesin e mirëadministrimit e hapësirave publike të plazhit të Velipojës. Një tjetër vendim i bllokuar nga vota e PSD në Këshillin Bashkiak është rikonstruksioni i plotë i Kinemasë “Republika”.

Arsyeja e vërtetë dhe e vetme pas këtij veprimi është e qartë: Mbështetja që po merr çdo ditë e më shumë skuadra e Partisë Socialiste.

Qytetarët e Shkodrës do të japin gjykimin e tyre me votë më 11 maj.