Gazetarja e TCH, Kristi Gongo ka biseduar me një 17-vjeçare që ndodhet e vetme në kampin Al-Haël të Sirisë ku gejdnej edhe Alvini. Ajo është Elona Shuli nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdinin. Pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona tashmë ka mbetur e vetme kampin Al-Haël me djalin e saj 3-vjeçar si dhe për dy motrat Ermën dhe Jusrën si dhe vëllain e vogël, Ibrahimin.
BISEDA
Elona: Përshëndetje jam Elona Shuli. Kërkojmë nga ju ndihma të shpejta sa me shejt ti kapni keto pune serozjish si shtet qe jeni keni pare ne per neper internete edhe neper tevizorse ku jetojme e si jetojme.
Kristi: Pershendetje Elona. Me dergoni nje video me femijet si jeni ne ate te ftohte.
Elona: Se ne gra edhe femi jemi ne rrezik shum te madh folet qe do vjene nje lufte e madhe. Persim dita diten nata naten qe te vini te na merrni ora na behet muj muji na behet vit aq shum qe jemi te strresum jemi ne merak te madh. Nga ky vend te na largoni sa me para nga ky vend te na largoni sa me para. Qe nje vit qe rrim te pergatitur gra edhe femi per tu kthyer te familjet tona. Nese keni pak dhimshuri per femijet sa me shpejt te na terhiqni nga ky vend.
Kristi: Nuk me dergon dot video? Nga po shkruan tani? Ku e gjen internetin?
Elona: Nga ketu brendra. Eshte interneti shume i dobet. Nuk vin as vidjo as me ze
Kristi: Po te pres.
Elona: Po per 4 dite nuk do flasi. Se kemi nje problem.
Kristi: Cfare problemi? Pse kater dite? Me trego ne video cfare pritet te ndodh, rrezikun qe keni, veshtiresine per tu ushqyer. Te te marr me video ne ëhatsapp? Mundem?
Elona: Kur te mundem do ta coj. Çfarë thote shteti kur do na marri.
Kristi: Te te marr tani me video? Qe te flasim?
Elona: Se jemi ne nje rrezik shume te madh.
Që prej orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, Elona nuk ka kthyer më përgjigje dhe nuk e ka marr mesazhin. Arsyet pse nuk flet dot këto 4 ditë, nuk e zbuloi, por është i kuptueshëm rreziku që po ndeshen 5 fëmijët e familjes Shuli.