Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka treguar detaje sot rreth paketës Anti-KÇK. Lleshaj ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala. Lleshaj tha se nuk ka një projetk-ligj dhe nuk eksizton një draft i tillë, prandaj nuk ka preferuar të flas për detaje teknike.

DEBATI

Lleshaj: Nuk është ai drafti, nuk ekziston një draft i tillë. Nuk ka draft për diskutim.

Lala: Ky draft shkel Kushtetutën

Lleshaj: Nuk keni kapacitetin që të thoni këtë gjë.

Lala: Mund të diskutojmë mbi këtë projekt-ligj.

Lleshaj: Nuk është ai projekt-ligj.

Lala: Si do e luftoni KÇK-në.

Lleshaj: Më ler të jap përgjigjen, jemi ndeshur dy herë bashkë, nuk dua të kem dhe një përballje tjetër.

Lala: Shumë mirë do ishte të kishim dhe një përballje tjetër.

Lleshaj: Më ler të flas, mos të të shpall non-grata.