Rreth orës 23:30 të mbërmjes së djeshme janë shkrumbuar nga flakët dy makina në qytetin e Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjmë me dije se janë shkrumbuar dy mjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane, një prej të cilave, makina tip “Benz” është në pronësi të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Nga Policia janë identifikuar dy autorët, të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë në momentin që makinës i ka vënë flakën. Emrat e tyre ende nuk janë bërë publike për arsye hetimi. Sipas burimeve fillimisht i është vënë zjarri makinës së gjyqtarit dhe më pas është përfshirë nga flakët mjeti në afërsi të tij.
Kjo ngjarja rikthen edhe njëherë në Shkoder situatën e krimit dhe kësaj radhe goditja është ndaj togave të zeza. Blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje edhe gjyqtarin Ymeri për të mësuar nëse ka pasur kërcënime për çështje me të cilat ai mund të ketë pasur në gjykim. Gjyqtrari ka deklaruar se kjo ngjarje ka lidhje me detyrën e tij por ka theksuar se ta harrojnë se mund t’i bëjnë presion.
“Duhet të jemi të përmbajtur, normal ka lidhje me detyrën. Nese kam qenë unë shenjestra, shkak është detyra. Jam i shqetësuar, por gjyqatri duhet të jetë i rezervuar.Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, ka thënë gjyqtari Ymeri.