ERTV Live?: Prezantimi i Paketës Speciale AntiKÇK.Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit?

Posted by Edi Rama on Monday, November 25, 2019

Kryeministri Edi Rama ashtu siç lajmëroi dje, ka nisur prezantimin në ambientet e ArTurbinës, të paketës speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë këtu edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë.

Rama është shprehur se kjo paketë do të godasë të gjitha foletë e krimit dhe sipas tij kjo do të arrihet me mbështetjen e SHBA dhe BE si dhe ndihmën e përfaqësuesve të tyrë në Shqipëri.

Të pranishëm në takim ndodhen ministra të kabinetit, anëtarë të PS, dhe degëve në rrethe.

Por çfarë është KÇK?

Sipas Ramës, “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”, ku janë përfshirë prokuror dhe gjyqtar që do largohen nga Vettingu. Kreu i qeverisë ka premtuar që brenda këtij muaji, Policia do të bëjë një megaoperacion për goditjen e bandave që operojnë në vend.