Andri Ymeri, gjyqtari i Shkodrës të cilit iu shkrumbua automjeti, një nate më parë u denoncua nga emisioni investigative “Fiks Fare”, në vitin 2014, se së bashku me gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vlorë, Ken Dhima, kishin marrë 5 mijë euro për të liruar nga burgu një të dënuar.
Emisioni investigues publikoi edhe bisedat mes gjyqtarit dhe të dënuarit. Avokati i të dënuarit deklaroi se paratë i kishte marrë për gjyqtarët. Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet.
Për të njëjtën akuzë ai është kallëzuar edhe nga Gentian Hoxha një i dënuar në mungesë me 21 vite burg. Ai ka paraqitur një kallëzim ndaj Ymerit një kallëzim më 18 dhjetor të 2014 në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi sipas tij gjyqtari Ymeri i kishte kërkuar 25 mijë euro, që t’i hapej sërish çështja, në mënyrë që ky i fundit të rigjykohej sërish, pasi ishte dënuar në mungesë në vitin 2009.
Andri Ymeri është gjyqtari që ka dhënë masën e sigurisë ndaj Kristjan Sulajt, të akuzuar si vrasësi i Ferdinand Polisë, ngjarja e ndodhur më 20 Mars të këtij viti.