Rama e pranon: Ky vit ka qenë më i vështiri për qeverinë

Kur sot pritet të miratohet paketa anti-KÇK, e cila do të luftojë mafien, kryeministri Edi Rama deklaroi se në këto 6 vite qeverisje, 2019-ta ka qenë ndër më të vështirët. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i qeverisë u ndal tek dështimi i negociatave me BE, e cila më 18 tetor vendosi që mos t’i hapë dritë jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duke u ndalur në këtë vendim, kryeministri theksoi se ky vit është karakterizuar nga një krizë artificiale, e krijuar nga partitë, që sipas tij kanë frikë reformën në drejtësi.

“Duke e nisur nga një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, momenti i mos marrjes së një vendimi, apo refuzimi i çeljes së negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë është e qartë se ky ka qenë një vit i vështirë. Posaçërisht i vështirë. Nuk e teproj nëse them se në këto 6 vite, ky vit ka qenë më i vështiri. Një vit i karakterizuar nga një përplasje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz. Përplasje që ka karakterizuar të gjithë gjysmën e parë të vitit. Nuk ka asnjë dyshim për sa më takon dhe këtë e ndaj me shumicën e njerëzve të këtij vendi që në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia. E lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave, pas të cilave dihet se vjen një proces serioz për vendin për efektivitetin e sistemit ë drejtësisë. Këtu është fjala për Shqipërinë, kjo do të thotë dhënia e provave konkrete rreth faktit se reforma në drejtësi, bagazhi ligjor korrespondon me kapacitetin e reformës në drejtësi. Adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta, kjo ka qenë në themel të gjithë asaj përpjekje që kulmoi me një situatë absurde dhe sureale në procesin zgjedhor. Ne i bëmë të gjitha përpjekjet me angazhimin më të madh me mundim të posaçëm për të komunikuar dhe balancuar të gjithë efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarisht për vendin tonë. Duke nisur nga një vend që është kyç, që është Gjermania. Ku për hir të së vërtetës marrëdhëniet ndërpartiake, na kishin krijuar një barrierë domethënëse. Besoj që fakti që Gjermania konkludio në një “Po” të Bundestagut, është provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme.”, -tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

7 Comments

  1. Needed to send you the very little word to finally give thanks again for all the breathtaking concepts you’ve contributed at this time. It’s extremely generous of people like you in giving extensively all a few people could have distributed as an e-book in order to make some bucks for their own end, certainly considering that you could have done it if you considered necessary. The creative ideas additionally acted as the easy way to be certain that most people have a similar dream just as mine to find out a little more in regard to this condition. I’m certain there are lots of more enjoyable moments ahead for folks who discover your blog.

  2. My husband and i felt absolutely ecstatic Edward could complete his inquiry from the ideas he discovered from your very own site. It’s not at all simplistic just to be giving for free hints that men and women could have been making money from. And we do know we have the blog owner to appreciate because of that. Most of the explanations you’ve made, the easy blog menu, the friendships you assist to engender – it’s everything exceptional, and it’s assisting our son and our family do think that content is cool, and that’s extremely fundamental. Many thanks for all the pieces!

  3. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a game where you can do anything you want. sl is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these Second Life websites and blogs

  4. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a game where you can do anything you want. SL is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these Second Life articles and blogs

Leave a Reply

Your email address will not be published.