Kryeministri Edi Rama, ka shpenzuar pjesën më të konsiderueshme të jetës së tij, në majat më të larta të pushtetit, duke mos dhënë kurrë dorëheqjen nga asnjë post.

Ai e ka nisur karrierën politike në vitin 1998, kur u caktua Ministër Kulture. Më pas, në vitin 2000, Rama u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, duke qëndruar në këtë detyrë, në majën e pushtetit në bashkinë më të rëndësishme të vendit, për plotë 12 vite, për tre mandate të njollosura nga akuza të shumta të kundërshtarëve të tij politik, për lejet e shumta të ndërtimit në kryeqytet.

Në vitin 2013, Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërsë dhe pas gjashtë vitesh vijon të qeverisë vendin, i cili si asnjëherë më parë, ndodhet pa asnjë busull orientuese dhe po braktiset masivisht nga qytetarët.

Sot, pas 20 vitesh në majat e pushtetit, Edi Rama po bërtet se në këtë vend duhet vendosur drejtësia dhe se ajo duhet të merret me gjyqtarët, prokurorët dhe me politikanët e korruptuar të së shkuarës, duke harruar se ai vetë, është përfaqësuesi më tipik i një politikani që  thuajse të gjithë jetën e ka shpenzuar në pushtet.

Shihni fotot e mëposhtme, për një ilustrim grafik, se si kryeministri ynë, është plakur mandat pas mandati….

/TPZ.al/