Imami Elvis Naçi ka pranuar se fondacioni që ai drejton, ka blerë Spitalin Continental. Ky transaksion është kryer për vlerën e 350 mijë euro.

Imami shkruan në rrjetet sociale, se në këtë spital privat do të marrin trajtim shëndetësor edhe pesë mijë jetim.

Të nderuar motra dhe vëllezer Shqiptarë ja arritëm kësaj ditë të madhe. 5 mije jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas në Spitalin Continental, si edhe ndihma ushqimore se bashku me artikujt shkollore në çdo fillim viti për të marrë një arsimim sa më cilësor. Për këtë u nënshkrua kontrata me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Falenderojme pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e paster dhe të punës me djersë, na e bëri të mundur këtë arritje të madhe”, shkruan Naçi.

/TPZ.al/