Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar në lidhje me masat që po merr qeveria për rihapjen e arsimit në këtë pak muaj të vitit akademik që kanë ngelur.

Ajo tha se në datë 11 bëhen fiks 2 javë nga fillimi i lehtësimit të disa masave në vend dhe shpjegoi se deri atëherë do të bëhet një analizë e situatës për të parë ndikimin e lëshimit të masave.

“Unë do doja të rifillonte futbollit, por duhet të kemi durim. Me 11 Maj bëhen dy javë nga hapja e 27 prillit. Ky dy javësh do tregojë nëse janë rritur numrat për të parë se si do të veprohet. Në varësi të kësaj do të vendoset nëse sporti do të lejohet të fillojë tha Shahini.