Kurba pandemike në Itali duket sa akoma nuk jep siguri për vendin.

Ditën e sotme vihet re një luhatje me një rritje në numër të përsonave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i personave qe kane humbur jeten ka pësuar një rritje të lehtë, pasi dje ishin vetëm 236 humbje jete ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 369.

369 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali.

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, pasi deri tani numërohen 29.684 viktima dhe janë infektuar 214,457 të tjerë.