Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas videos e publikuar nga RAI 3 per kan.abizimin 12- fish te vendit. Në një postim në Tuiter, Rama e ka quajt videon e publikuar një turp gazetaresk që nuk ka lidhje me me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza.

Në shkrimin e tij Rama thotë se mbetet në pritje të së vërtetës nga partnerët.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kan.abisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan Rama.

Kaq ka mjaftuar, që pas kryeministrit “të marrë zemër” dhe të reagojë edhe Policia e Shtetit, me një deklaratë mjaft të gjatë, në të njejtën linjë si shefi i qeverisë.

Reagimi i Policisë së Shtetit në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të ka.nabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza. Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të ka.nabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kan.abisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kri.minalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti tu shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër kr.imit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të ka.nabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.