Fluks kërkesash në garën për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime nga brenda Prokurorisë së Posame deklarojnë se deri më tani numri në total i aplikanëve për këtë garë ka shkuar në 20. Burimet saktësojnë se pjesa më e madhe e aplikimeve vijnë nga radhët e policisë, dhe ish-drejtues policie. 5 nga kandidatët në garë janë Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj dhe Adriatik Ago.

Pak ditë më parë ambasada amerikane në vendin tonë bëri thirrje që Prokurorët punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH. Ajo njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milionë dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë.

Ambasada amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit ,do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBIja. Për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBAja. Pak ditë më parë Arben Kraja, kreu i SPAK bëri thirrje që të aplikojnë sa më shumë persona për këtë post. Afati për aplikikimin për kreun e BKH-së është deri më 31 janar.