RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë prej ditës së djeshme po vijojnë kontrollet në qytet dhe në fshatrat përreth. Sipas informacioenve mësohet se aksioni po zhvillohet për të kapur personat që janë në listën e të kërkuarve.

Më tej shtohet se efektivë të drejtorisë vendore të policisë, forcat RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle të mjeteve në qytet, në dalje të qytetit.

Burime nga terreni bëjnë me dije se janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po shihet pothuaj çdo makinë. Kontrollet janë përqëndruar në në hyrjet e akseve rrugore kryesore si rruga Transballkanike, Bulevardi i ri i Vlorës apo Lungomare. Po sot Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë dhe në fshtatrat e Bashkisë Selenicë, por nuk raportohet ende për asnjë të arrestuar.