Të dashur banorë të Bashkisë Shkodër,
Dita e hënë shënon një hap të ri në funksionimin dhe angazhimin e të gjitha strukturave të Bashkisë Shkodër me vizionin që banorët duan, bashkinë në punë!
Nga dita e nesërme, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 29.12.2023, hyn në fuqi struktura e re e bashkisë Shkodër e përqendruar te shërbimi, si kryefjalë e funksionit dhe miradministrimit të Bashkisë Shkodër.
Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.
Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë.
Prej më shumë se dy muajsh administrata e Bashkisë Shkodër është në një proces riorganizimi. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Shkodër kanë analizuar me shumë përgjegjshmëri performancën dhe produktivitetin e punonjësve të varësisë dhe ekipeve që u shërbejnë qytetarëve, duke përzgjedhur ata që shërbejnë me profesionalizëm, ndershmëri, përkushtim dhe dëshirë për punë të mira për Shkodrën.
Për administratën e Bashkisë Shkodër nga e hëna fillon një epokë e re, në të cilën puna e motivimi për t’u shërbyer qytetarëve është dhe do të jetë kriteri i vetëm i vlerësimit.
Struktura e re e bashkisë Shkodër / Benet Beci : Nga e hëna fillon një epokë e re
Related Posts
Ylli Pata: Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës
Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që është sa sasior por…
I afërm i Pëllumb Gjokës/ Mega-operacioni i SPAK, arrestohet biznesmeni i njohur në Velipojë (EMRI)
Nga 43 urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli. Bruli është i dyshuar për veprimtari kriminale, teksa raportohet se ai është i…