Irfan Damnori, atleti shkodranë nacionalist është liruar nga burgu në Malin e zi pas 10 ditëve. Në një intervistë për mediat ai ka sqaruar përse ishte ndaluar me 27 Dhjetor ne ekspozitën fotografike në Ulqin. ai është ndaluar në pikën kalimit kufitar të Muriqanit, pasi i janë kontrolluar të gjitha dokumentet qe ai kishte me vete.

Me 27 Dhjetor, Irfani u shpall zhdukur nga familjarët e tij, pasi pas arrestimit askush nuk kishte komunikuar me to. Pas apelit të miqve të tij ka reaguar Ambasada Shqiptare ne Malin e Zi ku eshte mesuar se ai ndodhet i arrestuar ne nje burg të shtetit Malazez pasi kishte thyer ligjin e simboleve, edhe pse shteti malazez ka miratuar perdorimin e simboleve kombetare por ky ligj nuk ishte shpallur ende ne fletoren zyrtare.

Domnori, 4 vite më parë u cilësua nga mediat serbe si “Terroristi Shqiptar i maleve” për shkak se merrte pjesë edhe në ngjitjen e maleve përkrah grupeve alpiniste por gjithmonë me veshjen kombëtare dhe flamurin kuqezi

https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/1374807746012321/