Nuk e ka tha në asnjë emision televiziv apo për gazetarët që mund të jenë interesuar për jetën e saj personale.

Lajmin për lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj e zyrtarizoi në profilin e saj në Instagram.

Me disa foto ku çifti shfaqet krah njëri-tjetrit, Rudina ka zgjedhur që të urojë vitin e ri 2020 ndryshe.

“E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…eksluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!” shkruan Dembacaj.

Pavarësisht ndarjes, aktorja ka treguar se ruan marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin, me të cilin ka edhe vogëlushen Viktorja.