Në dallim nga pamja e jashtme ku nuk vërehen problematika me hapësirat e zëna publike nga shitësit ambulantë, ato brenda merkatës krijojnë jo pak shqetësim tek qytetarët. Duke nisur nga kushtet jo të përshtatshme të tregtimit të produkteve ushqimore e deri tek mbulesa e saj në gjendje jo të mire, evidentohen lehtësisht.
Bazuar në kushtet e kësaj merkate, qytetarët ngrejnë shqetësimin edhe në lidhje me sigurinë ushqimore të produkteve që konsumojnë çdo ditë.
Në një komunikim me drejtues të AKU Shkodër, RTSH Shkodra mësoi se së shpejti kjo merkatë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje restauruese duke përmirësuar gjendjen e saj.