Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.
Për Berishën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”. Raportohet se për Berishën nuk është dhënë një tjetër masë më e fortë ajo e arrestimit me burg, për shkak të moshës. Sali Berisha është 79-vjeç.
SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.
Kjo është arsyeja pse Sali Berisha i shpëtoi burgut
Related Posts
Plagosja ne Shkoder, policia identifikon autorin
Shkodër/Informacion shtesë Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G.…
Të shtëna me armë zjarri pas një sherri, 24 vjeçari plagoset në këmbë pranë banesës (Emri)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër pas një konflikti të çastit. Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja bëjnë me dije se i plagosur ka…