Top Channel ka siguruar pamjet nga aksidentit të trefishtë që ndodhi këtë të hënë pasdite në Lezhë.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një makinë vjen me shpejtësi dhe në një kryqëzim përplas një mjet në lëvizje dhe një tjetër të ndaluar aty pranë.

“Në lagjen “Gurra” në qytet Lezhë, janë përplasur 3 automjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. M. i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia për aksidentin.