Flet administratorja e hotelit në Shkodër, Sonila Kruja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas konsumit të një shisheje ujë, 3 persona u helmuan. Në reagimin e parë zyrtar të Sonila Krujës, administratores së lokalit, uji ka qënë i ambalazhuar.

“Mbrëmë në lokalin tonë ka ndodhur një incident, 2 prej klientëve kanë shfaqur shenja irritimi, helmimi nga konsumi i një shishe uji të ambalazhuar të një kompanie, e cila serviret nga lokali jonë. Menjëherë ia kanë raportuar stafit sapo kanë pasur shenjat e para. Stafi ka matrrë masa për t’i dhënë ndihmën e parë, kamarieri i cili ka hapur shishen nuk e ka besuar sepse uji serviret prej vitesh. E ka pirë edhe vetë ujin. Edhe ai ka shfaqur të njëjtat shenja helmimi. Kemi dorëzuar kamerat për të zbardhur ngjarjen. Jemi të hapur për çfarëdolloj kërkese të kenë. Nuk ka pasur neglizhim nga stafi ynë. Inkurajojmë organet për zbardhjen e ngjares. I urojmë shërbim të shpejtë të lënduarve. Mbrëmë restoranti ka qenë plot, e të gjithë kanë pirë nga e njëjta kompani dhe nuk kanë psaur sanjë shenjë infektimi,”-tha Sonila Kruja.