Europol ka ndërmarrë një aksion masiv për mbylljen e faqeve online, të cilat shisnin produkte false. Ky aksion është shtrirë në 27 vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Gjetjet kryesore të operacionit që u zhvillua nga 1 maji deri më 14 nëntor tregojnë gjithashtu se më shumë produkte të falsifikuara po grumbullohen brenda kufijve të Bashkimit Evropian dhe se krimi i pronësisë intelektuale është i ndërthurur ngushtë me krimin e rëndë dhe të organizuar.
Agjencitë e zbatimit të ligjit në disa kontinente kanë mbyllur 12 526 faqe interneti. Po ashtu janë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë dhe pritur përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive dhe kanë mbyllur 15 dyqane online, që shesin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale.
Në fushën fizike, hetuesit sekuestruan 127 365 produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.
Comments are closed.