Ndonëse pretendon se kreu një hetim të imtësishëm prokuroria e Tiranës nuk mundi dot të zbulojë se për çfarë motivesh i akuzuari për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës e rrëmbeu biznesmenin tetorin e 2021 dhe më pas e masakroi deri në vdekje pas Malit të Dajtit.

Duke u qëndruar të njëjtave gjetje të policisë prokuroria thotë se kundër Fredi Rrushit ka prova të mjaftueshme që do t’ja rëndojnë pozitën.

Ai u dorëzua në gjykatë për tre akuza; vrasje me paramendim, armëmbajtje dhe asgjësim kufome.

Por në dosjen e prokurorisë nuk përfshihen akuzat për kultivimin e kanabisit të zbuluar në zonën e malit të Dajtit dhe që sipas punëtorëve të kapur në flagrancë ishin punësuar nga Fredi Rrushi.

Zhdukja e biznesmenit u denoncua nga i biri  dhe për orë të tëra ai ishte parë nën shoqërinë e vrasësit i cili pak ditë mbas krimit u shoqërua për tu marrë në pyetje, por aty u zbulua se ndërkohë ishte i kërkuar nga Italia, dhe sakaq askush nuk e kishte arrestuar

Biznesmeni u gjet i pajetë në zonën e qafë mollës , 17 ditë pasi kishte festuar me miqtë e tij, mes të cilëve ishte edhe Fredi Rrushi , i cili përgjatë një viti hetime ka heshtur.