Dy mjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës bëhet me dije se janë shkrumbuar dy mjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të  Kishës Franceskane në Shkodër.

Flakët janë evidentuar rreth orës 23:30 të së dielës.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ende nuk dihet pronësia e drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që zjarri sipas dëshmive të para ka qënë i qellimshem / eetimes/

Video: