Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me kompaninë amerikane Pfizer për të siguruar doza të vaksinave për të nisur vaksinimin në Janar. Me anë të një shkrimi në Tëitter, thekson se gjithcka është arritur nëpërmjet kontakteve intensive pasi BE-ja e diferencoi Ballkanin.

Nuk e bën të qartë numrin e dozave që do të sigurojë Shqipëria, por i bën të ditur Bashkimit Europian se nuk do të ndalet deri sa të marrë dozën e fundit.

Shkrimi i plotë: Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!