Vllaznia humbi sot pasdite ne La me rezultatin 1 0 ndaj skuadres vendase, me nje gol te pesuar pikerisht ne minuten e 88 te te Xhixhes. Megjithate ajo vazhdon te jete ne krye te renditjes dhe e mbyll fazen e pare ne vendin e pare.

Nderkohe sponsori Xhaferi, pavaresisht kesaj humbje, ka dashur ta mbaje lart moralin e skuadres, ndonese mund te kete vend edhe per kritika.

Por ai nuk ka deshire te prishe gjithçka ka arritur ky ekip deri tani dhe per kete arsye, deshiron ti jape mbeshtetjen ekipit sepse ne fund te fundit, çdo gje qe ka arritur deri me tani, nuk mund te zbehet.

Dhe permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, sponsori Xhaferi i ka kujtuar te gjitheve se Vllaznia e mbyll fazen e pare ne vend te pare.

Mbyllim fazën e parë duke udhëhequr me 19 pikë duke arritur 6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. vazhdojm të parët për fazën e dytë. #ReturnToGlory” shkruan ai.