Shërohet edhe një tjetër lojtar tek Partizani nga koronavirusi. Sipas njoftimit zyrtar, Erald Çinari ka kaluar me sukses testin e tamponit, pasi ka rezultuar negativ.

Më herët janë shëruar edhe lojtarët Esat Mala, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët ishin të prekurit e parë.

Në ekipin e Partizanit rezultuan të prekur 5 lojtarë, ku 4 prej të cilëve janë shëruar.

Sulmuesi 23 vjeçar Erald Çinari i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen duke dalë negativ.