Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini ka rënë pre e një kamere të fshehtë.

I maskuar si mjek, me syze dhe me doreza, gazteari Ismet Drishti ka takuar Ulqinin dhe me një lëpirëse në dorë i ka kërkuar që ta provojë ta fusë në gojë, sepse duhet testuar nëse e ndjen shijen.

“Provoje lëpije, e ndjen shijen apo jo, se duhet bërë kjo gjë. Do jua bëjmë edhe atyre të PD-së,”- dëgjohet të thotë Drishti në video.

Duke menduar se gjendej vërtet përballë një mjeku, Ulqini lëpin lëpirësen dhe thotë se e ndjen. Me kërkesë të Drishtit, ai e lëpin disa herë, për t’u bindur që e ndjen vërtet shijen e lëpirëses.