Ditën e sotme ka nisur shembja e pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Shijakut. Në këtë qytet janë 30 pallate që do të shemben, ndërsa aty kanë mbërritur fadromat ku kanë nisur punën e shembjes. Për të inspektuar punimet në Shijak ka qenë sot dhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se me rindërtimin e ri, Shijaku do të rikthehet në një zonë turistike.
Jam shumë i kënaqur se Shijaku pati një goditje të fortë. Të gjithë këto godina u bën të pabanueshme. Kryetari i bashkisë dhe ministri i rindërtimit me grupin e arkitektëve kanë bërë një punë fantastike. Një lagje krejt e re.
Me godina të standardeve më të mira për jetesën. Me shkolla të reja e shërbime të një niveli tjetër. Edhe ata që kanë pasur dyqane e pika të ndryshme shërbimesh. Shijaku ka qenë i shkëputur nga sezoni turistik por me këtë transformim do të bëhet një pikë e trizmit të zonës. Dhënia me qira e hapësirave gjatë sezonit” tha kryeministri Rama.
A ka përfunduar faza e tenderimit? Kemi aprovuar planin dhe tani jemi në proces me FSHZH për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe për bllokun e banimeve. Është në proces, tha Rama.