Në seancën e kësaj të enjtje kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim aktin normativ për “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
Në kuadër të këtij ligji të gjitha masat disiplinore që u morën ndaj këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve, duke filluar nga 17 marsi do të shfuqizohet. Ndërkohë pritet që shteti të gjithë gjobat apo vendime sekuestro, t’i rikthejë brenda datës 15 maj.
Por, në relacionin shoqërues të aktit normativ, që u kalua në Komisionin e Ligjeve, mungonin shifrat sa i takon numrit të gjobave që do të falen, por edhe se sa shkon shuma financiare që kap ky vendim i qeverisë, i miratuar nga Kuvendi. Gjithashtu, nuk specifikohet se sa është numri i gjobave që do të kthehen tek ata qytetarë, të cilët i kanë paguar masat administrative që kanë marrë gjatë këtyre javëve dhe se sa përllogaritet shuma e saj./abcnews.al