Rrjetet sociale janë tashmë mënyrë komunikimi thuajse e çdo niveli, që nga Rama e deri tek ministra, apo zyrtarë të tjerë. Kryeministri Edi Rama është ndër politikanët që përdor më shpesh rrjetin social Tëetter, për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Por, ditën e sotme, Rama ka bërë një postim të “çuditshëm”. Ai ka hedhur në status emrin e bashkëshortes së tij, Linda. Publikimi i Ramës është shpërndarë tek ndjekësit e tij, të cilët nuk kanë kursyer komentet për këtë postim jo të zakonshëm të kryeministrit.

Pasi qëndroi disa minuta në profilin e tij zyrtar, kryeministri e ka fshirë emrin e bashkëshortes. Kohët e fundit në tryezën e kryeministrit është vënë re se po përdor dhe syze optike për të lexuar.